VLERËSIM PROJEKTI
Për zbatimin e ligjit 32/2016 dt.: 24.03.2016 “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve dhe instalimeve nën presion” Neni 4 “Projektimi dhe shqyrtimi i projektit teknik të pajisjeve/instalimeve nën presion” Përpara fillimit të procedurës së montimit të pajisjes/instalimit nën presion, operatori ekonomik duhet të marri masa për vlerësimin e konformitetit të projektit Teknik.
SWISS APPROVAL ALBANIA Sh.p.k si organ i miratuar për vlerësimin e konformitetit të projekteve teknike dhe teknologjike për produktet/pajisjet/instalimet nën presion nga ministri i M.E.I-it në datën 22.06.2016
Dokumentacionin Administrativ dhe Teknik:
Është i domosdoshëm për fillimin e procedurave Operatori Ekonomik ti drejtohet me një kërkese me shkrim Model Kerkese, ku ndër të tjera duhet të përmbaj kredencialet e operatorit ekonomik si dhe kontaktet përkatëse si dhe projekti i cili i referohet vlerësimi i konformitetit.
Dokumentacioni i projektit teknik që paraqitet prej subjektit midis të tjerave duhet të përmbaje:
Referencat Teknike dhe Ligjore:
Standardi/et i/e referuar, Baza ligjore referuar për hartimin e projektit
Projekti Teknologjik:
Skema teknologjike e instalimit/impiantit, Plan-vendosje e instalimit/impiantit, Pamja e përgjithshme e instalimit/impiantit, Vizatimet plotësuese (pamje anësore, prerje etj.), Mbrojtja katodike kur aplikohet
Relacioni Teknik
Specifikimet teknike te projektit, Materiali i përzgjedhur, Presionet e punës, Temperaturat e punës, Kapaciteti volumor, Distancat e brendshme/jashtëme të sigurisë, Kërkesat teknike tё saldimeve
Sistemet e sigurisë
Mbrojtja nga mbi presionet, Mbrojtja ndaj zjarrit, Plani i evakuimit, Detektimi dhe sinjalizimi i zjarrit, Mbrojtja nga shkarkimet atmosferike
Projekti i Instalimeve Elektrike:
Skema e instalimit/impiantit elektrik, Projekti i instalimeve elektrike, Relacioni Teknik i instalimit elektrik, Protokolli i tokëzimit