TRUPË E NOTIFIKUAR (NoBo) – No 2221
Kuadri Ligjor Europian për Trupat e Notifikuara
“Notifikimi” është një akt qeveritar, me anë të të cilit një Shtet Anëtar i BE-së informon Komisionin Europian dhe të gjithë shtetet e tjera anëtare, që një Trupë e notifikuar, e cila i plotëson kërkesat përkatëse, është pranuar zyrtarisht që të kryejë vlerësimet e konformitetit në përputhje me direktivat BE.
Notifikimi i trupave të notifikuara si dhe anullimi i tyre, janë nën kompetencën të Shtetit Anëtar të BE notifikues.
Anëtarët e BE-së, vendet e EFTA-s (anëtarët e EEA-së) dhe vendet e tjera me të cilat Komisioni Evropian ka lidhur Marrëveshjet e Njohjes së Ndërsjelltë (MRA) dhe Protokollet e Marrëveshjeve Evropiane për Vlerësimin e Konformitetit dhe Pranimin e Produkteve Industriale (PECA) kanë identifikuar listat e Organeve të notifikuar, bazuar në Direktivën përkatëse.
Informacioni dhe listat e Trupave të notifikuar mund të gjenden në faqen e internetit të NANDO. Këto lista përditësohen rregullisht dhe përfshijnë numrin e identifikimit të sejcilës Trupë të notifikuar si dhe gjurmueshmëria e dokumenteve të prodhuara.
Swiss Approval është Trupë e notifikuar me numër unik identifikimi 2221.