KJO FAQE ËSHTË DUKE U PËRDITËSUAR.
Certifikimi i Personave Instalues, Modernizues/Modifikues dhe Mirëmbajtës të Ashensorëve për Pasagjerë dhe Mallra
Kategoria – Instalatorë, modernizues/modifikues dhe mirëmbajtës të Ashensorëve
Grupi A: Operator i certifikuar, që kryen instalimin e ashensorëve për pasagjerë dhe mallra
Grupi B: Operator i certifikuar, që kryen modernizimin/modifikimin e ashensorëve për pasagjerë dhe mallra
Grupi C: Operator i certifikuar, që kryen mirëmbajtjen e ashensorëve për pasagjerë dhe mallra
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Kërkesë me shkrim;
- Formulari i aplikimit;
- Kopje e një dokumenti identifikimi të vlefshëm;
- Kopje e dëftesës/diplomës së edukimit arsimor të paktën 8/9 vjeçar (kur aplikon për mirëmbjatës), ose dokument alternativ;
- Vërtetim për kryerjen e një kursi trajnimi lidhur me grupin ku kërkohet certifikimi;
- Dokument që vërteton se aplikanti ka të paktën 6 (gjashtë) muaj eksperience si instalues, modifikues / modernizues apo mirëmbajtës (libreza e punës, vërtetim/referencë nga pune dhënësi etj.);
- Vërtetim nga autoriteti shëndetësor publik ose i ndërmarrjes mbi aftësitë për punë;
- Foto për dokument: 2 copë (mbrapa fotografisë të shkruhet emër mbiemër).
Testimi zhvillohet çdo ditë, nga e Hëna në të Dielë, pranë zyrave tona.
Kontakt
+355 69 70 73 003
certifikimpersoneli@swissapproval.al
info@swissapproval.al
(Për t’ju ofruar një shërbim të shpejtë dhe cilësor, dokumentacioni i plotësuar për çdo aplikant sipas kërkesave duhet të sillet para datës së testimit dhe prezenca duhet të jetë në orarin e parashikur.)