KJO FAQE ËSHTË DUKE U PËRDITËSUAR.
Certifikimi i Personave që Punojnë me Impiantet, Instalimet, Linjat dhe Pajisjet Elektrike
KATEGORITË DHE/OSE GRUPET E CERTIFIKIMIT
A – Persona që punojnë me impiantet instalimet dhe pajisje elektrike apo pranë tyre, sigurimi teknik
- Grupi I. Grupi i Parë i Sigurimit Teknik Elektrik;
- Grupi II. Grupi i Dytë i Sigurimit Teknik Elektrik;
- Grupi III. Grupi i Tretë i Sigurimit Teknik Elektrik;
- Grupi IV. Grupi i Katërt i Sigurimit Teknik Elektrik;
- Grupi V. Grupi i Pestë i Sigurimit Teknik Elektrik.
B – Instalues dhe mirëmbajtës të pajisjeve, impianteve dhe instalimeve elektrike të tensionit të ulët
- ITU. Instalues dhe mirëmbajtës të pajisjeve, impianteve dhe instalimeve elektrike.
C – Instalues të autorizuar për instalimin e linjave të tensionit të lartë
- Tipi 1. Për linjat ajrore ose nëntokësore me tension të lartë të deri 30 kV (përfshirë);
- Tipi 2. Për linjat ajrore ose nëntokësore me tension të lartë mbi 30 kV.
D – Instaluesit të autorizuar për instalimet e tensionit të lartë mbi 1kV
- AT1. Për instalimet elektrike të tensionit të lartë me tension nominal jo më të madh se 30 kV;
- AT2. Për instalimet elektrike të tensionit të lartë pa kufij tensioni.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Kërkesë me shkrim;
- Formulari i aplikimit;
- Kopje e një dokumenti identifikimi të vlefshëm;
- Kopje e dëftesës/diplomës së edukimit arsimor të paktën 8/9 vjeçar, ose dokument alternativ sipas kërkesës së grupit/grupeve ku kërkohet certifkimi;
- Vërtetim për kryerjen e një kursi trajnimi lidhur me grupin ku kërkohet certifkimi;
- Një dokument për të vërtetuar eksperiencën në punë sipas kërkesës së grupit/grupeve ku kërkohet certifkimi;
- Dëshmi e sigurimit teknik elektrik, kur kërkohet në kriteret e grupit/grupeve ku kërkohet certifkimi;
- Vërtetim nga autoriteti shëndetësor publik ose i ndërmarrjes mbi aftësitë për punë;
- Foto për dokument: 2 copë (mbrapa fotografisë të shkruhet emër mbiemër).
Testimi zhvillohet çdo ditë, nga e Hëna në të Dielë, pranë zyrave tona.
Kontakt
+355 69 70 73 003
certifikimpersoneli@swissapproval.al
info@swissapproval.al
(Për t’ju ofruar një shërbim të shpejtë dhe cilësor, dokumentacioni i plotësuar për çdo aplikant sipas kërkesave duhet të sillet para datës së testimit dhe prezenca duhet të jetë në orarin e parashikur.)