KJO FAQE ËSHTË DUKE U PËRDITËSUAR.
Certifikimi i Personave që Punojnë me Pajisjet/Instalimet nën Presion
Kategoria: Operatorët/përdoruesit e pajisjeve/instalimeve nën presion
Grupi:
- Përdorues/operues/shfrytëzues i rezervuarëve/ instalimeve të GLN-së me vëllim deri 13 m3 mbi/nën tokë;
- Përdorues/operues/shfrytëzues i rezervuarëve/ instalimeve të GLN-së me vëllim mbi 13 m3, mbi/nën tokë;
- Përdorues/operues/shfrytëzues i enëve/instalimeve nën presion i pajisjeve teknologjike dhe rezervuarëve të ajrit;
- Përdorues/operues/shfrytëzues i kaldajave me avull dhe me ujë/vaj të nxehtë;
- Përdorues/operues/shfrytëzues i enëve/instalimeve nën presion kriogjenike;
- Përdorues/operues i instalimeve të qendrave të mbushjes dhe të magazinimit të bombolave me GLN;
- Përdorues/operues për shkarkimin dhe transvazimin e cisternave automobilistike/ hekurudhore te GLN;
- Person që ka për detyrë dhe përgjigjet për transportin e bombolave të GLN-së dhe instalimin e tyre tek konsumatori;
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Kërkesë me shkrim
- Formulari i aplikimit.
- Kopje e një dokumenti identifikimi të vlefshëm
- Kopje e dëftesës/diplomës së edukimit arsimor të paktën 8/9 vjeçar, ose dokument alternativ.
- Vërtetim për kryerjen e një kursi trajnimi lidhur me grupin ku kërkohet certifkimi
- Një dokument për të vërtetuar eksperiencën në punë
- Vërtetim nga autoriteti shëndetësor publik ose i ndërmarrjes mbi aftësitë për punë.
- Foto për dokument: 2 copë (mbrapa fotografisë të shkruhet emër mbiemër)
Testimi zhvillohet çdo ditë, nga e Hëna në të Dielë, pranë zyrave tona.
Kontakt
+355 69 70 73 003
certifikimpersoneli@swissapproval.al
info@swissapproval.al
(Për t’ju ofruar një shërbim të shpejtë dhe cilësor, dokumentacioni i plotësuar për çdo aplikant sipas kërkesave duhet të sillet para datës së testimit dhe prezenca duhet të jetë në orarin e parashikur.)