POLITIKA E SIGURISË DHE SHËNDETIT NË PUNË
SWISS APPROVAL ALBANIA sh.p.k. ka përcaktuar një politikë të qartë të angazhimeve dhe objektivave të saj në lidhje me sistemin e saj të menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë (SMSSHP) që synon të ofrojë kushte të përshtatshme punë, dhe të parandalojë dëmtime fizike dhe mendore të punonjësve të saj.
Fusha dhe konteksti i kësaj politike mbulon të gjitha funksionet dhe aktivitetet e Swiss Approval Albania sh.p.k., e cila kryen: inspektime për palë të treta, kontrolle teknike dhe inspektime industriale (për pajisje nën presion, pajisje ngritëse, makineri ngritëse, kontroll i cilësisë, etj.), certifikime produktesh (pajisje zyre, mobilje, pajisje shtetëpike, etj.) certifikime të sistemeve të menaxhimit (cilësisë, mjedisit, dhe shëndetit & sigurisë në punë), certifikime shërbimi të mbrojtjes dhe parandalimit të jashtëm (teknika e sigurisë – mjeku i punës).
Parimet e integritetit, shërbimet që shtojnë vlerë për klientin, dhe niveli i lartë i kënaqësisë së klientit për shërbimet e ofruara, përbëjnë përparësitë dhe objektivat kryesore të Swiss Approval Albania sh.p.k. Organizata kërkon të bëjë këtë nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të inspektimit dhe certifikimit, dhe është plotësisht e angazhuar për mbrojtjen e personelit, mbrojtjen e mjedisit, parandalimin e aksidenteve dhe ndotjes, respektimin e legjislacionit kombëtar të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe përmbushjen e detyrimeve të saj të pajtueshmërisë.
Menaxhimi i lartë angazhohet për të:
- Siguruar që menaxhimi i mirë i shëndetit dhe sigurisë në punë, ofrimi i kushteve të përshtatshme pune, si dhe parandalimi i aksidenteve, të jetë një pjesë integrale e kulturës së organizatës;
- Udhëhequr drejt përmirësimit të vazhdueshëm për performancën më të mirë të SMSSHP;
- Raportuar dhe audituar performancën e sigurisë dhe shëndetit të organizatës si një mjet për të përmirësuar llogaridhënien dhe për të nxitur përmirësimin e vazhdueshëm të SMSSHP-së;
- Siguruar që punonjësit dhe palët e tjera të interesuara të ndërgjegjësohen për kontributin e tyre në SMSSHP, dhe përfitimet e përmirësimit të performancës të tij nga komunikimi efektiv;
- Mbrojtur shëndetin e personelit dhe mjedisin, duke përfshirë parandalimin e aksidenteve, dhe angazhime të tjera specifike që lidhen me kontekstin e organizatës;
- Identifikuar dhe eliminuar risqet dhe rreziqet që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë;
- Realizuar mbledhje me punonjësit dhe komitete të sigurisë dhe shëndetit në punë;
- Enkurajuar të gjithë punonjësit e organizatës të shprejnë shqetësimet e tyre në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në aktivitetet që kryejnë;
- Përcaktuar dhe arritur objektiva “SMART” dhe për t’i monitoruar ato në mënyrë sistematike;
- Adoptuar mentalitet biznesi “zero aksidente” në punë;
- Mbajtur përgjegjësi për efektivitetin e sistemit të menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë;
- Siguruar që sistemi i menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë të arrijë rezultatet e synuara;
- Drejtuar dhe mbështetur personat për të kontribuar në efektivitetin e SMSSHP;
- Siguruar burimet e nevojshme për SMSSHP;
- Respektuar kërkesat e organeve të akreditimit;
- Identifikuar dhe menaxhuar të gjitha rreziqet dhe mundësitë për përmirësim.