POLITIKA E MJEDISIT
SWISS APPROVAL ALBANIA sh.p.k. ka përcaktuar një politikë të qartë të angazhimeve dhe objektivave të saj në lidhje me sistemin e saj të menaxhimit të mjediit (SMM) që synon të mbrojë mjedisin dhe t’i përgjigjet ndryshimit të kushteve mjedisore në ekuilibër me nevojat socio-ekonomike.
Fusha dhe konteksti i kësaj politike mbulon të gjitha funksionet dhe aktivitetet e Swiss Approval Albania sh.p.k., e cila kryen: inspektime për palë të treta, kontrolle teknike dhe inspektime industriale (për pajisje nën presion, pajisje ngritëse, makineri ngritëse, kontroll i cilësisë, etj.), certifikime produktesh (pajisje zyre, mobilje, pajisje shtetëpike, etj.) certifikime të sistemeve të menaxhimit (cilësisë, mjedisit, dhe shëndetit & sigurisë në punë), certifikime shërbimi të mbrojtjes dhe parandalimit të jashtëm (teknika e sigurisë – mjeku i punës).
Parimet e integritetit, shërbimet që shtojnë vlerë për klientin, dhe niveli i lartë i kënaqësisë së klientit për shërbimet e ofruara, përbëjnë përparësitë dhe objektivat kryesore të Swiss Approval Albania sh.p.k. Organizata kërkon të ruajë kënaqësinë e lartë të klientit nëpërmjet ofrimit e shërbimeve të inspektimit dhe certifikimit, dhe është plotësisht e angazhuar për mbrojtjen e mjedisit, parandalimin e ndotjes, respektimin e legjislacionit kombëtar mjedisor dhe përmbushjen e detyrimeve të saj të pajtueshmërisë.
Menaxhimi i lartë angazhohet për të:
- Siguruar që menaxhimi i mirë mjedisor është pjesë integrale e kulturës së biznesit të organizatës duke komunikuar politikën e SMM me të gjithë punonjësit dhe palët e interesuara;
- Siguruar që të gjitha palët e interesuara të jenë të vetëdijshme për ndikimet mjedisore të organizatës dhe të kuptojnë se si mund t’a ndihmojnë atë për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e tyre në një mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme;
- Udhëhequr drejt përmirësimit të vazhdueshëm për performancë më të mirë mjedisore;
- Raportuar dhe audituar performancën mjedisore të organizatës si një mjet për të përmirësuar llogaridhënien dhe për të nxitur përmirësimin e vazhdueshëm të SMM-së së saj;
- Siguruar që punonjësit dhe palët e tjera të interesuara të ndërgjegjësohen për kontributin e tyre në SMM, dhe përfitimet e përmirësimit të performancës mjedisore nga komunikimi efektiv;
- Mbrojtur mjedisin, duke përfshirë parandalimin e ndotjes dhe angazhime të tjera specifike që lidhen me kontekstin e organizatës;
- Ofruar shërbime duke pasur një perspektivë të ciklit jetësor;
- Ulur konsumin e burimeve, minimizuar mbetjet e krijuara, reduktuar emetimet dhe ndotjet, ricikluar aty ku është e mundur, dhe për të përdorur alternativa të qëndrueshme në të gjitha proceset e organizatës;
- Përcaktuar dhe arritur objektiva “SMART” dhe për t’i monitoruar ato në mënyrë sistematike;
- Mbajtur përgjegjësi për efektivitetin e sistemit të menaxhimit mjedisor;
- Siguruar që sistemi i menaxhimit mjedisor të arrijë rezultatet e synuara;
- Drejtuar dhe mbështetur personat për të kontribuar në efektivitetin e SMM;
- Siguruar burimet e nevojshme për sistemin e menaxhimit mjedisor;
- Respektuar kërkesat e organeve të akreditimit;
- Identifikuar dhe menaxhuar të gjitha rreziqet dhe mundësitë për përmirësim.