POLITIKA E CILËSISË
Swiss Approval Albania sh.p.k. ka përcaktuar një politikë të qartë dhe se cilat synime, angazhime dhe objektiva duhen marrë në konsiderate për sa i përket menaxhimit së cilësisë për të arritur një nivel më të lartë së kënaqësisë së klientit dhe performancës të sistemit të menaxhimit së cilësisë.
Fusha dhe konteksti i kësaj politike mbulon të gjitha operacionet dhe funksionet e organizatës Swiss Approval Albania sh.p.k. e cila kryen: inspektime për palë të treta, kontrolle teknike dhe inspektime industriale (për pajisje nën presion, pajisje ngritëse, makineri ngritëse, kontroll i cilësisë, etj.), certifikime produktesh (pajisje zyre, mobilje, pajisje shtetëpike, etj.) certifikime të sistemeve të menaxhimit (cilësisë, mjedisit, dhe shëndetit & sigurisë në punë), certifikime shërbimi të mbrojtjes dhe parandalimit të jashtëm (teknika e sigurisë – mjeku i punës).
Parimet e integritetit, shërbimet që shtojnë vlerë për klientin, dhe niveli i lartë i kënaqësisë së klientit për shërbimet e ofruara, përbëjnë përparësitë dhe objektivat kryesore të Swiss Approval Albania sh.p.k.
Organizata kërkon të ruajë kënaqësinë e lartë të klientit përmes ofrimit të shërbimeve të inspektimit dhe certifikimit të cilat ofrojnë:
- Pajtueshmëri me Specifikimet e Standardeve (Kombëtare, Europiane, Ndërkombëtare);
- Pajtueshmëri me tekstet ekzistuese institucionale, rregulloret e “ESYD”, këshillat e tjera të akreditimit, dhe/ose kërkesa të tjera legjislative që ndikojnë në veprimtarinë e saj;
- Respektimi dhe zbatimi i kushteve të kontratave dhe sipërmarrjeve të përbashkëta;
- Dorëzimi në kohë i rezultateve, vlerësimeve dhe punëve të tjera;
- Çmime konkurruese për shërbimet e inspektimit dhe certifikimeve të ofruara;
- Ofrimi i vlerës të shtuar për shërbimet – produktet e inspektuara;
- Transferimi i vazhdueshëm i njohurive dhe trajnimeve të inspektorëve dhe stafit të Swiss Approval Albania sh.p.k.
Organizata është e angazhuar të:
- Sigurojë zhvillim dhe përmirësim të vazhdueshëm në të gjitha proceset dhe aktivitetet që operon, nëpërmjet një komunikimi eficient me punonjësit dhe të gjitha palët ndërvepruese;
- Mirëmbajë dhe përmirësojë në mënyrë të vazhdueshme sistemin e menaxhimit së cilësisë dhe proceset sipas standardit ISO 9001: 2015;
- Sigurojë një rritje të mirë dhe një ambient pune të përshtatshëm për punonjësit duke mbështetur zhvillimin dhe aftësimin e tyre të vazhdueshëm me formime dhe trajnime;
- Krijojë dhe ruajë marrëdhënie bashkëpunuese me palët e treta dhe grupet e interesit;
- Plotësojë të gjitha stadnardet, rregullat, udhëzuesit, kodet, dhe kërkesat ligjore në fuqi;
- Vlerësojë furnitorët dhe kontraktorët në mënyrë të vazhdueshme;
- Monitorojë kënaqësinë e klientit në mënyrë të vazhdueshme;
- Përcaktojë objektiva “SMART” dhe t’i monitorojë ato sistematikisht;
- Sigurojë burimet e nevojshme për sistemin e menaxhimit së cilësisë;
- Arrijë objektivat të sistemit të menaxhimit së cilësisë për të përmirësuar cilësinë e shërbimit;
- Zbatojë pajtueshmërinë me inspektimet e kryera nga trupat akreditues;
- Të zbatojë pa-anshmëri në kryerjen e aktiviteteve të certifikimit të sistemeve të menaxhimit dhe shërbimeve të tjera të kontrollit teknik dhe industrial;
Identifikojë dhe menaxhojë të gjitha risqet dhe mundësitë për përmirësim.