KOMPAKTI GLOBAL I KOMBEVE TË BASHKUARA
Kompakti Global i Kombeve të Bashkuara është një pakt jo-detyrues i Kombeve të Bashkuara për të inkurajuar bizneset dhe firmat në të gjithë botën për të miratuar politika të qëndrueshme dhe me përgjegjësi shoqërore, dhe për të raportuar mbi zbatimin e tyre. Grupi i Swiss Approval si lider botëror në fushën e Inspektimit Teknik dhe Shërbimeve të Çertifikimit, është i përkushtuar për të promovuar qëndrueshmërinë dhe luftën ndaj korrupsionit duke u bashkuar me Global Compact të OKB-së.
Kompania, në përputhje të plotë me dhjetë parimet e Paktit Global të Kombeve të Bashkuara, garanton:
- Mirëqenia e punëtorëve dhe menaxhimi i kompetencave përmes përdorimit të organogrameve, ndërkohë që dënon fuqishëm të gjitha llojet e shkeljeve të të drejtave të njeriut.
- Një ambient pune i sigurt për të gjithë punëtorët, në lidhje me moshën ligjore për punësim dhe barazinë gjinore. Prandaj, Swiss Approval mbron luftën kundër punës së fëmijëve, heqjen e punës së detyruar dhe eliminimin e diskriminimit midis gjinive.
- Një politikë veprimi miqësore me mjedisin. Në bashkëpunim me klientët e saj, kompania është e orientuar drejt zbatimit të politikave dhe udhëzimeve pro mjedisit, duke rritur parimin e qëndrueshmërisë. Në rolin e saj si organ informues, Swiss Approval kërkon të sigurojë që parimet e menaxhimit të qëndrueshëm dhe mjedisor të shëndoshë të përmbushen në mënyrë adekuate.
- Transparenca në praktikën e biznesit. Profili dhe historia e kompanisë janë dëshmi të forta dhe objektive të besimit të gjatë në veprimtarinë e saj. Strategjia vendimmarrëse e Swiss Approval qeveriset nga parimet e pluralizmit dhe kritikave të frytshme, duke synuar progresin dhe zbatimin efektiv të projekteve, të cilat në vetvete kontribuojnë në mënyrë kritike në luftën kundër korrupsionit dhe shantazhit.