Inxhinier/e Elektrik (Me kohë të plotë)
Niveli i eksperiencës: Junior
Kompania e Inspektimit, Certifikimit dhe Vlerësimit të Cilësisë Swiss Approval Albania shpk, me seli në Tiranë, kërkon të punësojë një (1) Inxhinier/e Elektrik.
Kërkesat që duhet të përmbushë aplikanti:
- Të jetë i/e diplomuar në Inxhinieri Elektrike (e preferueshme drejtimi “Energjitikë”);
- Të ketë njohuri bazë në AutoCAD 2D & 3D, paketën Office dhe programe të tjera inxhinierike;
- Të ketë njohuri të normativave dhe standardeve për instalimet elektrike;
- Të ketë njohuri profesionale të gjuhës angleze;
- Të jetë i/e aftë të menaxhojë disa procese njëkohësisht dhe t’i përmbahet afateve;
- Të zotërojë leje drejtimi kategoria B.
Detyrat e punës që do të përmbushë:
- Kryen Inspektime elektrike të impianteve elektrike;
- Rishikon & rivlerëson nga ana teknike projektet e realizuara nga të tretë;
- Vizaton në AutoCAD (dhe/ose ne programe te tjera MEP) projekte elektrike si dhe përshtat projekte të tjera teknike;
- Përgatit relacione elektrike, specifikimet teknike dhe preventivat për projektet elektrike;
- Llogarit dhe dimensionon sisteme të ndryshme elektrike;
- Raporton dhe informon në vazhdimësi te eprori dhe/ose te stafi drejtues i shoqërisë, mbi rezultatet e detyrave të ngarkuara, si dhe problematikat e ndeshura;
- Propozon dhe udhëzon përmirësimin e procedurave me qëllim rritjen e efiçencës në punë;
- Zbaton me korrektësi rregullat e etikës, disiplinës dhe konfidencialitetit në punë;
- Realizon detyra të tjera që i ngarkohen në lidhje me pozicionin e punës.
Kompania ofron kushte shumë të mira pune dhe mundësi për zhvillim profesional.
Të interesuarit të dërgojnë:
- CV të detajuar;
- Diplomë në Inxhinieri Elektrike;
- Certifikata të trajnimeve ose specializimeve pasuniversitare (nëse ka);
në adresën info@swissapproval.al deri më 15.06.2021
Ju lutemi të vendosni në subjekt pozicionin e punës për të cilin po aplikoni.
Vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
Swiss Approval Albania ju uron suksese!