INSPEKTIMI I VINÇAVE DHE MAKINERIVE NGRITËSE
Kompania SWISS APPROVAL ALBANIA Sh.p.k, me një staf tepër të kualifikuar dhe me eksperience disa vjeçare kryen shërbime për inspektimin e vinçave dhe makinerive ngritëse:
-
- Inspektim i Vinçave të Lëvizshëm;
- Inspektim i Vinçave Kullë;
- Inspektim i Vinçave Urë dhe me Këmbalec;
- Inspektim i Makinerive Ngritëse;
SWISS APPROVAL ALBANIA ShPK është Organ i Miratuar i Vlerësimit të Konformitetit për inspektimin e vinçave dhe makinerive ngritëse, miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me numër identifikimi OMI 011.
Kompania gjithashtu është e akredituar nga Drejtoria e përgjithshme e Akreditimit me numër regjistrimi TI 036 dt. 08.11.2018 për inspektimin e vinçave dhe makinerive ngritëse.
Baza ligjore:
Ligj Nr.10 489, datë 15.12.2011 “Për Tregtimin dhe Mbikëqyrjen e Tregut të Produkteve Jo ushqimorë”;
Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1060, datё 23. 12. 2015 pёr miratimin e rregullit teknik “Pёr makineritë”;
Standardet:
SSH ISO 9927-1: 2013, “Vinçat – Inspektimet – Pjesa 1: Tё përgjithshme”;
SSH ISO 9927-3: 2005, “Vinçat – Inspektimet – Pjesa 3: Vinçat kullё”;
SSH ISO 4309: 2010, “Vinçat — Litarët — Kujdesi, mirëmbajtja, instalimi, ekzaminimi dhe nxjerrja jashtë përdorimit”;
SSH ISO 4310: 2009, “Vinçat- Testimi dhe procedurat;”
ASME B 30.5 – 2004, “Vinçat lёvizёz dhe vinçat lokomotivё”;
ASME B 30.2 – 32005, “Vinçat urё dhe me kёmbalec”;