INSPEKTIMI I ASHENSORËVE
Kompania SWISS APPROVAL ALBANIA PRODUCT CERTIFICATION Sh.p.k, me një staf të kualifikuar, ofron shërbimet për Inspektimin dhe Markimin CE të Ashensorëve:
- MARKIMI CE I ASHENSORËVE
SWISS APPROVAL ALBANIA PRODUCT CERTIFICATION kryen inspektimin/çertifikimin fillestar të ashensorëve të pasagjerëve dhe mallrave që veprojnë si një Key Location e shoqërisë inspektuese/çertifikuese SWISS APPROVAL TECHNISCHE BEWERTUNG.
SWISS APROVAL TECHNISCHE BEWERTUNG është një organizëm e akredituar nga Organizata Helenike e Akreditimit (ESYD) dhe organi i notifikuar (NoB 2221) në fushën e inspektimit/certifikimit të ashensorëve sipas Direktivës 2014/33/BE dhe standardit 81-20 si më poshtë:
• Për inspektimin përfundimtar (Shtojca V) të Direktivës si Trup Inspektimi i Tipit A sipas standardit EN ISO/IEC 17020
• Për ekzaminimin e tipit EU dhe konformitetin bazuar në verifikimin e njësisë (Aneksi IVB moduli B dhe Shtojca VIII moduli G) si Organ çertifikues i produktit sipas standardit EN ISO/IEC 17065
SWISS APPROVAL ALBANIA PRODUCT CERTIFICATION ka autorizimin për të kryer këto aktivitete si një Key Location e shoqërisë inspektuese/çertifikuese SWISS APPROVAL TECHNISCHE BEWERTUNG.
SWISS APPROVAL ALBANIA Sh.p.k është Organ i Miratuar për vlerësimin e konformitetit për inspektimin e ashensorëve të pasagjerëve dhe mallrave, pasi është e akredituar nga Drejtoria e përgjithshme e Akreditimit me numër regjistrimi TI 036 dt. 08.11.2018 dhe rinovuar në datë 07.11.2022 për inspektimin e ashensorëve për pasagjere dhe mallra si dhe Ekzaminimi i Plotë dhe Inspektim Periodik i ashensorëve i miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në datën 17.12.2019 dhe rinovuar në datë 29.12.2022 me numër identifikimi OM 004.
- EKZAMINIMI I PARË I PLOTË I ASHENSORËVE:
- Ashensorëve për Pasagjerë dhe Mallra
- Ashensorëve të Rinj dhe Ashensorëve në Përdorim
- INSPEKTIMI PERIODIK I ASHENSORËVE:
- Ashensorëve për Pasagjerë dhe Mallra
- Ashensorëve të Rinj dhe Ashensorëve në Përdorim
Baza ligjore:
Ligj Nr.10489, datë 15.12.2011 Për Tregtimin dhe Mbikëqyrjen e Tregut të Produkteve Joushqimore
Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 1056 datë. 23.12.2015 për Miratimin e Rregullit Teknik “Për Sigurinë e Ashensorëve në Përdorim”
Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 192, datë 4.4.2018 për Miratimin e Rregullit Teknik “Për Ashensorët dhe Komponentët e Sigurisë Për Ashensorë dhe Përcaktimin e Listës së Standardeve të Harmonizuara”
Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 643, datë 2.10.2019 Për disa ndryshime në vendimin NR. 1056, datë 23.12.2015, Të Këshillit të Ministrave, “Për Miratimin e Rregullit Teknik ‘Për Sigurinë e Ashensorëve në Përdorim.”