INSPEKTIME INDUSTRIALE, PALË E TRETË
Swiss Approval është organ i akredituar sipas standardit ISO 17020, për inspektimin e impianteve/ instalimeve dhe pajisjeve industriale, si një organ i pavarur Inspektimi Palë e Tretë. Stafi me përvojë i kompanisë sonë ndërkombëtare, ka eksperiencën dhe ekspertizën e duhur për të ofruar shërbime efikase në përputhje me kërkesat dhe specifikimet e standardeve të aplikueshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Shërbimet e Inspektimit përfundojnë me lëshimin e certifikatës të prodhimit/ certifikatës së konformitetit.
Shërbimet e inspektimit si palë e tretë inspektuese bazohen në nevojën për të siguruar përputhshmërinë me rregullat teknike të projektimit dhe zbatimit, dhe kur është e përshtatshme, përfshijnë verifikimin e specifikimeve teknike të projektit, miratimin e raporteve teknike dhe studimore, si dhe verifikimin/ certifikimin e dokumentacionit teknik për prodhuesit dhe nënkontraktorët. Përveç kësaj, përfshihet dhe vlerësimi i përputhshmërisë së projektit, inspektimit të materialit dhe konstruksionit, dhe në përfundim lëshimi i certifikatës të inspektimit teknik.