KJO FAQE ËSHTË DUKE U PËRDITËSUAR.
CERTIFIKIM PERSONELI
Organi i Vlerësimit të Konformitetit Swiss Approval Albania është Trupë Certifikuese për certifikimin e personave sipas fushave të caktuara (të përshkruara me poshtë) për garantimin e sigurisë së punës të personave të certifikuar. Objekti i certifikimit është që të dëshmojë nëpërmjet certifikatës se personi mbajtës i saj është i kualifikuar dhe me kompetencë ne fushën përkatëse, pasi ka kaluar me sukses të gjitha kërkesat e skemës përkatëse të certifikimit. Certifikimi personave zhvillohet në përputhje me Standardin EN ISO/IEC 17024:2012 “Kërkesa të përgjithshme për trupat që bëjnë certifikimin e personave”, legjislacionin shqiptar dhe rregullat teknike në fuqi, duke pasur si qellim të garantojë “tregun e punës” për kompetencat e personave të certifikuar.
PROGRAMET E CERTIFIKIMIT
1. CERTIFIKIMI I PERSONAVE QË PUNOJNË ME PAJISJET/INSTALIMET NËN PRESION
2. CERTIFIKIMI I PERSONAVE QË PUNOJNË ME IMPIANTET, INSTALIMET, LINJAT DHE PAJISJET ELEKTRIKE
4. CERTIFIKIMI I OPERATORËVE TË VINÇAVE; MAKINAVE NGRITËSE, TRANSPORTUESE DHE TË PUNIMIT TË TOKËS
Data e testimit të ardhshëm
Testimi zhvillohet çdo ditë, nga e Hëna në të Dielë, pranë zyrave tona.
Kontakt
+355 69 70 73 003
certifikimpersoneli@swissapproval.al
info@swissapproval.al
(Për t’ju ofruar një shërbim të shpejtë dhe cilësor, dokumentacioni i plotësuar për çdo aplikant sipas kërkesave duhet të sillet para datës së testimit dhe prezenca duhet të jetë në orarin e parashikur.)