CERTIFIKIMI I SISTEMEVE TË MENAXHIMIT
Shërbime për Certifikimin e Sistemeve të Menaxhimit – akredituar sipas ISO 17021. Njohur nga IAF
Përmes bashkëpunimit të një Organizate me një Trupë Botërore Certifikimi të pavarur të akredituar ndërkombëtarisht (IAF), vetë kompania dhe klientët e saj, bashkëpunëtorët dhe të gjitha palët e interesuara përfitojnë nga një sistemi auditimi i besueshëm dhe i kontrolluar.
Certifikimi i akredituar i një sistemi të menaxhimit të cilësisë nga Swiss Approval Albania ndihmon për të siguruar përfitime maksimale dhe vlerë të shtuar të klientëve të kompanisë, përmes shërbimeve të ofruara. Certifikimi i një organizate/kompanie sjell përfitime të konsiderueshme nga zbatimi i sistemeve të menaxhimit, duke përfshirë masat për zbutjen e rreziqeve, si dhe përmirësimin e performancës operacionale. Kjo çon në përmirësimin e efikasitetit, më pak mbetje, prodhim me kosto të ulët dhe në fitim më të madh.
Tani është fakt se zhvillimi dhe zgjerimi i sektorit të Certifikimit të Sistemeve të Menaxhimit në vitet e fundit është i jashtëzakonshëm. Swiss Approval numëron më shumë se 1000 klientë të certifikuar brenda një rrjeti që po zgjerohet vazhdimisht.
Certifikimi i Sistemeve të Menaxhimit
Swiss Approval, ka fituar akreditime të rëndësishme për të siguruar shërbime të certifikimit të besueshme, sisteme sipas standardeve të mëposhtme:
- ISO 9001 – Sistemi/Sistemet e Menaxhimit të Cilesisë
- ISO 14001 – Sistemet e Menaxhimit të Mjedisit
- ISO 45001 – Sistemet e Menaxhimit për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë
- ISO/IEC 27001 – Sistemet e Menaxhimit për Sigurinë e Informacionit
- ISO 22000 – Sistemet e Menaxhimit për Higjenën dhe Sigurinë Ushqimore
- EN ISO 13485 – Sistemet e Menaxhimit të Pajisjeve Mjekësore
- ISO 39001 – Sistem Menaxhimi për Sigurinë e Trafikut Rrugor (STR)
- ISO 37001 – Sistemet e menaxhimit anti-ryshfet dhe anti-korrupsionit
- ISO 50001 – Sistemet e Menaxhimit të Energjisë
- ISO 45001 – Sistemet për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë
- BS EN 15224 – Sistemet e Menaxhimit të Shërbimeve Shëndetësore
- ELOT 1435 – Sistemet e Menaxhimit të Shërbimeve të Komunkimit
- GDPR – Rregullorja e re Evropiane për Mbrojtjen e Përgjithshme të të Dhënave
“Inspektimi” përcaktohet si një shqyrtim sistematik dhe objektiv i të dhënave, deklaratave, rekordeve dhe performancës së një ndërmarrjeje, në lidhje me zbatimin e një standardi të miratuar nga firma me objektiva specifike, në kontekstin e një politike e saj më të gjerë korporative.
Swiss Approval merr dhe vlerëson dokumentacionin përkatës para inspektimit në vend për ekzekutimin efektiv të auditimit, mbledh prova gjatë inspektimit, i vlerëson ato duke përdorur tabelat krahasuese dhe përfundimisht bën një gjykim të regjistrimeve në raportin e auditimit, i cili i komunikohet klientit. Inspektorët tanë vlerësojnë sistemet e menaxhimit të biznesit dhe organizatave në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtarisht ose në bazë të kërkesave specifike dhe / ose kritereve të brendshme (private) të pajtimit në emër të klientëve tanë.
COMPLETE SYSTEM 8128 (Sistemi i Plote 8128) – Sistemet e Menaxhimit të Unifikuar
Një çertifikatë moderne, inovative dhe gjithëpërfshirëse futet në tregun global nëpërmjet gamës së shërbimeve të Swiss Approval International të quajtur: COMPLETE SYSTEM 8128 (Sistemi i Plote 8128).
8128 i plotë është një certifikatë e vetme që kombinon dhe zëvendëson të gjitha certifikatat individuale (ISO 9000/14000/27000/18000 etj), duke përmirësuar efikasitetin e sistemeve të shumë-menaxhimit.
Nga teoria e numrave, “i plotë” quhet një numër natyror kur shuma e plotëpjestuesëve të tij pozitiv, përveç vetes, është i barabartë me po atë numër. Përkufizimi daton në antikitet, domethënë nga koha e Euklidit, numri quhet edhe “i përsosur” ose “ideal”. Numri i parë i përsosur është 6, pastaj 28 pastaj numri 496 dhe më në fund numri 8128.
Swiss Approval International zhvilloi COMPLETE SYSTEM 8128 (Sistemi i Plote 8128), duke ndjekur udhëzuesin e formulimit “ISO guide” për zbatimin dhe certifikimin e sistemeve të integruara të menaxhimit, duke i siguruar komunitetit ndërkombëtar të biznesit, një qasje inovative dhe të integruar ndaj sistemeve shumëdimensionale me standarte të ndryshme.